Një nga momentet më domethënëse të ceremonisë së themelimit të Rotary Club Skodrin ishte prezantimi i projektit humanitar “Muzikë pa Kufij”.
Muzika si urë për gjithëpërfshirjen
Projekti synon të mbështesë dhe zhvillojë Bandën Muzikore të Personave me Aftësi Ndryshe, një iniciativë e veçantë që dëshmon fuqinë e muzikës për të kapërcyer pengesat.
Sekretari i klubit, Arian Gjura, dhe Kastriot Faci, përfaqësues i organizatës The Door, prezantuan projektin dhe bashkëpunimin me Rotary. Të ftuarit patën mundësinë të ndiqnin një performancë të veçantë të muzikantëve të bandës.
Partnerët e projektit
Projekti bashkon Rotary Club Skodrin, Rotary Club Lillehammer nga Norvegjia, organizatën The Door dhe Bashkinë Shkodër.
Sepse talenti nuk njeh kufij dhe çdo njeri meriton mundësinë të shkëlqejë!










