Pas tetë vitesh miqësi, besimi dhe bashkëpunimi me Rotary Club Saalfelden, kjo marrëdhënie mori një dimension të ri me nënshkrimin e marrëveshjes për krijimin e Komitetit Ndërshtetëror Rotary Austri–Shqipëri–Kosovë (Inter-Country Committee – ICC).
Një marrëveshje që forcon lidhjet ndërkombëtare
Marrëveshja u nënshkrua me pjesëmarrjen e Thomas Wieser dhe të guvernatorëve Eckehard Bauer – District 1920, Austri; Sabine Unterweger – District 1910, Austri; dhe Florentina Dushi – District 2485, Shqipëri–Kosovë.

Kontributi i Rotary Club Skodrin
Për Rotary Club Skodrin është një kënaqësi e veçantë që presidenti i klubit, Arben Haveri, është pjesë e kësaj nisme dhe e ekipit që do të punojë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rotarian ndërmjet tre vendeve.
Krijimi i këtij komiteti hap mundësi të reja për projekte të përbashkëta, shkëmbim përvojash dhe partneritete ndërkombëtare, duke bashkuar njerëz dhe ide në shërbim të komuniteteve tona.
Nga miqësia te bashkëpunimi
Tetë vite miqësi kanë krijuar besimin. Sot, mbi këtë themel, ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi, të udhëhequr nga vlerat e Rotary dhe përkushtimi ndaj shërbimit.
Urime të gjithë ekipit dhe suksese në këtë kapitull të ri të bashkëpunimit Rotary Austri–Shqipëri–Kosovë!
Service Above Self – Shërbimi mbi veten.










