Të premten, më 30 tetor 2026, presidenti i Rotary Club Skodrin, Arben Haveri, dhe kryetari i Komisionit të Anëtarësisë, Maxhid Cungu, vizituan ambientet e YEA – Young Entrepreneurs Albania, ku zhvilluan një takim me drejtuesin e organizatës, Prof. Gernot Schefknet, për të diskutuar fillimin e bashkëpunimit.
Inteligjenca artificiale në praktikën profesionale
Në takimin e ardhshëm të Rotary Club Skodrin, përfaqësuesit e YEA do të prezantojnë veprimtarinë e organizatës dhe përdorimin praktik të inteligjencës artificiale në punën dhe profesionet e anëtarëve të klubit. Pas prezantimit, YEA do t’u ofrojë anëtarëve një kurs trajnimi në këtë fushë.
Rinia Formon Kulturën
Gjatë takimit, Rotary Club Skodrin ftoi përfaqësuesit e YEA të bëhen pjesë e projektit “Rinia Formon Kulturën”, i cili do të lançohet së shpejti nga ICC Austri–Shqipëri–Kosovë. Projekti synon përfshirjen e të rinjve në promovimin krijues dhe digjital të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë dhe Kosovës.
Falënderojmë Prof. Schefknet dhe ekipin e YEA për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim!
Më shumë rreth organizatës: YEA – Young Entrepreneurs Albania.










