Muzikë pa Kufij – kur muzika prek zemrat

Banda muzikore dhe pjesëmarrësit në ceremoninë e themelimit të Rotary Club Skodrin.

Një nga momentet më domethënëse të ceremonisë së themelimit të Rotary Club Skodrin ishte prezantimi i projektit humanitar “Muzikë pa Kufij”.

Muzika si urë për gjithëpërfshirjen

Projekti synon të mbështesë dhe zhvillojë Bandën Muzikore të Personave me Aftësi Ndryshe, një iniciativë e veçantë që dëshmon fuqinë e muzikës për të kapërcyer pengesat.

Sekretari i klubit, Arian Gjura, dhe Kastriot Faci, përfaqësues i organizatës The Door, prezantuan projektin dhe bashkëpunimin me Rotary. Të ftuarit patën mundësinë të ndiqnin një performancë të veçantë të muzikantëve të bandës.

Partnerët e projektit

Projekti bashkon Rotary Club Skodrin, Rotary Club Lillehammer nga Norvegjia, organizatën The Door dhe Bashkinë Shkodër.

Sepse talenti nuk njeh kufij dhe çdo njeri meriton mundësinë të shkëlqejë!

Artikuj të sugjeruar

Më shumë lajme dhe histori